wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
Mon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
Wed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
Wed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
Wed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
Wed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
April 2018
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 22 më Sun Jan 26, 2014 2:56 pm

Share | 
 

 Historia e vertete e filmit, Rruge te Bardha.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SaLiBosSi
Admin
avatar

Numri i postimeve : 277
Join date : 07/02/2009
Age : 25

MesazhTitulli: Historia e vertete e filmit, Rruge te Bardha.   Mon May 03, 2010 9:18 pm

Historia e vertete e filmit ,Rruge te Bardha.


Quhej Dedë, u nis të rregullonte linjën telefonike pasi bëri një dorë gallatë me shokët beqarë dhe pasi takoi vajzën për të cilën zemra kishte nisur t’i bënte bum-bum...
Pastaj mbeti në bardhësinë e borës, i ngrirë kallkan, i vdekur, siç thuhej në ato kohë, në krye të detyrës. Vdiq për të mundësuar lidhjen me telefon të një zone të bllokuar nga dëbora në veri të vendit. Filmi shqiptar me titull “Rrugë të bardha” i bënte njerëzit për të qarë, i bënte të vlerësonin vetësakrifikimin e tjetrit për të mirën e përgjithshme, shkurt propaganda e komuniste e kohës me anë të tij ja kishte arritur qëllimit. Por pas dekadash të shkuara, përkundër pamjeve të ngritura në art dhe shkëlqimit të skenave të luajtura me mjeshtëri nga artisti i njohur Rikard Ljarja, shumë pak shqiptarë e dinë se subjekti i këtij filmi, që shfaqej shpesh në televizionin e vetëm të vendit, është marrë nga një ngjarje e vërtetë. Nga një ngjarje e dhimbshme, me protagonist babanë e pesë fëmijëve fare të vegjël, të cilët pas vdekjes së tij u detyruan të rriteshin jetimë. Kështu ngjarja reale nuk ka asnjë lidhje me pjesën e parë të filmit, pra nuk ka Dedë që çante arra në hyrje të kinemasë, nuk ka humor me shokët, nuk ka takim me atë vajzën që ia donte zemra. Krejt ndryshe, filmi i jetës reale nis me një djalë 5-vjeçar, të ushqyer keq, që mëngjesin e ditës së fundit të vitit 1966 përpiqej të barazonte, me hapat e shkurtra, shalokun e të atit dymetrosh nëpër rrugën me akull të fshatit Domgjon të Mirditës. Ca trokëllima të forta hapash, dy silueta, një gjigande dhe një fare e vocërr, përmes një rrugice gri, të ngrirë deri në palcë edhe prej asaj që do të ndodhte më pas. Ka një përcjellje të dhimbshme nga një fëmijë, të cilin pjesa tjetër e jetës do ta fshikullojë me fatin e një jetimi. Në fund ka një përshëndetje, kujtesë ndaj të birit të mos ngatërrojë rrugën në kthim për te shtëpia dhe zhytje në bardhësinë e pakufishme.

“Si e kujtojmë Pjetrin”

“Im atë quhej Pjetër, Pjetër Llesh Doda. Ishte 45 vjeç dhe në atë kohë ne banonim në fshatin Domgjon të Mirditës”, rrëfen rehatuar në një kolltuk në shtëpinë e vet dykatëshe në Kamëz, Zef Lleshi, pikërisht ai djali 5-vjeçar që në ngjarjen reale, mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqëroi të atin deri në fund të shtëpive të fshatit. Familja e varfër kishte si burim jetese pikërisht rrogën prej fillrojtësi të Pjetrit, ndërkohë që gruaja e shtëpisë, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej për fëmijët, më i madhi 8 vjeç dhe më të vegjlit, dy binjakë motakë, djalë e vajzë. Ndërsa Zefi ishte djali i madh nga tri të tillë. Prandaj i ati kishte pranuar që vocërraku ta shoqëronte deri në fund të fshatit në rrugën e pakthim.
“Ishte mëngjesi i ditës së festës së Vitit të Ri, 31 dhjetori 1966, kur Pjetri u bë gati, veshi çizmet e mori pajimet, këmbalecët, mushamanë, aparatin telefonik dhe u nis për në punë. E kishin lajmëruar se linja me Kukësin ishte prishur. Duke u veshur më tha që të shtroja tryezën dhe darka e festës së Vitit të Ri të niste edhe nëse ai do të vonohej”, rrëfen Liza, bashkëshortja e Pjetrit, që tashmë jeton me njërin nga djemtë në Durrës. Gruaja shpjegon se në kohën kur Pjetri humbi jetën ishte vetëm 29 vjeçe dhe se drithërohej sa herë që i ai nisej nëpër borë të rregullonte linjën telefonike me Kukësin. “Ik e martohu se sivjet do ngel në borë”, i kishte ngrirë ai gjakun edhe atij mëngjesi. “Kështu më thoshte gjithmonë sa herë nisej në punë, ndërsa unë bëhesha gjysmë njeriu duke e pritur. Sepse e dija se mund të ndodhte”, rrëfen gruaja që, përkundër asaj dëshire për humor të të shoqit, nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij duke ia kushtuar jetën rritjes së fëmijëve. Sipas Lizës, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe më parë fillrojtësin. Në kohën që ndodhi ngjarja ata ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Domgjon të Mirditës, madje sapo ishin futur në dhomën e vetme të rregulluar. “Nuk kthehem pa e lidhur linjën”, kishte qenë fjala e fundit që nëna e pesë fëmijëve ka dëgjuar nga bashkëshorti. Një vendim që në ato kohëra përzihej me kurajon e malësorit për të realizuar gjithçka të mundshme, por edhe me kërkesat e kohës, pasi ajo linjë telefonike ishte lidhja e vetme me Kukësin, ai fill i hollë prej metali bakri mbante gjallë, mbante me shpresë, gjithë zonën e rrethuar nga bora. Por në pritje që Pjetri të kthehej, fëmijët dhe nëna e tyre do shtroheshin në darkën e Vitit të Ri pa njeriun e tyre të afërt. Ndërsa ushqimi ishte konsumuar si në darkë zie. Gjatë gjithë natës Liza nuk vë sy në gjumë duke menduar më të keqen, ndërkohë që në mëngjes, lajmi se linja me Kukësin ishte rregulluar i kishte sjellë shpresë.
Kohë të vështira
Rivendosja e lidhjes me Kukësin dhjetë orë pasi Pjetri ishte larguar nga shtëpia, pra në mbrëmjen e ditës së fundit të vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Leshi një ditë më pas. Por nuk ishte e thënë që Pjetri të kthehej as gjatë gjithë ditës dhe natës tjetër. Dikur ishin hapur fjalë se ai ishte arratisur për në Jugosllavi. “Pas një jave i thanë nënës se dyshohej që Pjetri kishte tradhtuar atdheun për t’u arratisur”, rrëfen Zefi, djali i madh i fillrojtësit nga Domgjoni. “Një javë pas zhdukjes së Pjetrit në fshat erdhën ata të Sigurimit të Shtetit dhe u hapën fjalë se e gjithë familja jonë do të arrestohej”, tregon Liza duke këmbëngulur se në të njëjtën kohë ishte gëzuar shumë. “Unë kërcënimin që po na vinte e mora me gëzim. U gëzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallë. Sepse ata të Sigurimit kishin mundësinë e informacioneve të sakta”, rrëfen gruaja që i ishte përgjigjur njeriut që i kishte sjellë lajmin: “Vetëm të jetë gjallë Pjetri, pa le të shkoj në burg”. Kërkimet kishin nisur pas një jave të shkuar. Grupe të ndryshme nga fshati ishin nisur të kërkonin gjurmët e Pjetër Lleshit duke ndjekur linjën e shtyllave që mbanin telat e telefonit. E njëjta linjë, nga Fani në drejtim të tunelit të Thirrë-Kalimash, ku tashmë po ndërtohet autostrada Durrës-Kukës. Por penguar edhe nga bora që atë dimër kalonte mesataren 2 metër trashësi, njerëzit që kërkonin nuk kishin pasur fat të gjenin trupin e fillrojtësit. Ai ishte gjetur vetëm pas pesë javësh, në Kolsh të Kukësit, në fillim të shkurtit 1967, nga një bari dhe falë shkrirjes së borës. “Çobani e gjeti të padëmtuar. Gojëdhënat e zonës thoshin se trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohë dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nën njërën nga shtyllat. Grupe të shumta kërkuesish i kishin kaluar sipër pa e vënë re”, rrëfen Zefi, i biri.

Miqtë e Enver Hoxhës

“Erdhën përfaqësuesit e shtetit që më dhanë lajmin e gjetjes së trupit të Pjetrit. Erdhën nga Kukësi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugët ishin të bllokuara nga bora”, rrëfen Liza, tashmë 70-vjeçare, një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Një moment kur mendja kishte nisur t’i bënte llogari të vështira. Kishte pesë fëmijë të mitur për të rritur krejt e vetme. Ndërsa kohët ishin të papërballueshme mes një varfërie ekstreme dhe përpjekjesh për të siguruar vetëm mbijetesën. Trupi i Pjetrit kishte mbërritur për tu varrosur në Domgjon të Mirditës nga Kukësi, pasi i ishte bërë autopsia zyrtare. Kishte mbërritur i mbyllur në arkivol, ndërsa Liza dhe prindërit e Pjetrit, të cilët ishin ende gjallë, nuk kishin këmbëngulur ta hapnin. “Nuk këmbëngulëm se na thanë që trupi është i dëmtuar. Por edhe nuk e hapëm që të mos e shihnin dashakeqët”, rrëfen Liza. Shpejt lajmi i gjetjes së fillrojtësit të ngrirë, pasi më parë kishte mundur të bënte punën e vet duke lidhur linjën e dëmtuar telefonike me Kukësin, kishte rënë në vesh të krerëve të shtetit komunist në Tiranë. U kishte rënë në vesh në një kohë kur propaganda raste të ngjashme i kërkonte me qiri. I kërkonte për t’i bërë shembuj, frymëzim për të tjerët. Shembuj frymëzimi për të drejtuar turmën atje ku ata kishin paracaktuar të shkonte.
“Varrimi u bë madhështor. Me shumë respekt. Ndërsa Enver Hoxha na dërgoi dhurata”, rrëfen Zefi që edhe pse në atë kohë ka qenë vetëm 5 vjeç, betohet se pamjet vizive të ngjarjeve i ka shumë të qarta. Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar të dukej. Sipas Lizës, kooperativa kishte marrë një fond për rregullimin e shtëpisë së mbetur në mes të fillrojtësit Pjetër Lleshi. “Shtëpia u bë model. E beri shteti me fondet e veta. Më të njëjtin fond u blenë edhe pajisjet e mobilimit të brendshëm. Kuptohet, mobilim si në fshat”, sqaron Zefi. Bashkë me këto lëvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundësisht familjen mirditore të mbetur në pikë të hallit pas vdekjes së burrit të shtëpisë. Me urdhër nga lart e shoqja, Liza, ishte punësuar si centraliste, një vend pune që kishte lidhje me atë të të shoqit të vdekur, ku kishte shërbyer edhe pas fitores së demokracisë, deri më 1994. Por edhe fëmijët ishin ndihmuar për arsimim. Fëmija më i madh i Lizës dhe Pjetrit, që ishte vajzë, ishte dërguar nga shteti të përfundonte shkollën pedagogjike, ndërsa vetë Zefi kishte mbaruar gjimnazin për të nisur punë si gjeolog. Surprizat nuk kishin të sosur. Në të njëjtën periudhë në shtëpi troket edhe një letër e shkruar nga vetë Enver Hoxha. “Në letër ai shkruante për aktin heroik të babait e të tjera të ngjashme. Letrën e kam ruajtur deri vonë, por për fat të keq më ka humbur bashkë me do sende të tjera gjatë kohës kur ndërruam vendbanim”, shpjegon i biri i fillrojtësit Pjetër. Gjithsesi nuk kishte mbaruar këtu, sepse pak kohë më pas kooperativës i kishte mbërritur edhe një kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratë për aktin heroik të Pjetër Lleshit, shoqëruar nga porosia që të reklamohej si dhuratë e dërguar nga vetë Enver Hoxha. Njëkohësisht kooperativa e Domgjonit kishte marrë emrin “Pjetër Llesh Deda”.Filmi “Rrugë të bardha”

“Ne nuk dinim asgjë deri në kohën kur në shtëpi na erdhën nga Kukësi ca përfaqësues të Komitetit të Partisë dhe na thanë se për Pjetrin ishte bërë një film”, rrëfen Liza. Ndërsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar në vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetëm Liza, për të cilën ishte dërguar një makinë nga Kukësi. “Filmi më rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos më pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarë boll deri në atë kohë dhe nuk më dilnin më lot. Pastaj njeriu duhet të durojë. Unë jam mirditore dhe kam ruajtur respekt për zakonet. Në ato kohëra gratë nuk duhet të përloteshin”, rrëfen gruaja e fillrojtësit. Fëmijët e kishin parë filmin pak vite më vonë, më 1977, ndërsa surpriza më e madhe ishte shënuar në dasmën e Markut, djalit të dytë të Pjetrit dhe Lizës. “Në dasmë na erdhi vetë Rikard Ljarja me ca të tjerë të Kinostudios. Ishte një ditë e vërtetë gëzimi, sepse Rikardi me figurën e vet në film, na dukej si ta kishim baba të dytë”, rrëfen Zefi duke shtuar se marrëdhëniet me artistin e njohur i ka ruajtur deri vonë.
Mbërritur në erën tonë, historia vetësakrifikuese e Pjetër Lleshit e përdorur nga propaganda e kohës së komunizmit, pothuaj është harruar. Harruar nëse shumëkush nuk do të përdorë capak batuta nga filmi si “alo Dedë?” apo “na ishte se ç’na ishte, na ishte një njeri që çante arra tek dera e kinemasë, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose përdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majë shtyllës”. Por kaluar perceptimit kolektiv, në jetë ka ende një grua të vjetër, e veja e ish-fillrojtësit real, historia e të cilit u bë film, e cila bluan në mend më shumë se këto batuta. “Më vjen shumë keq që tashmë historia dhe sakrifica e Pjetrit është harruar nga e gjithë shoqëria. Atij nuk i përmendet më emri kurrkund. Madje thonë se edhe dokumentet për aktin e tij në dobi të shtetit kanë humbur që të gjitha. Por tani nuk ka më mirënjohje. Ajo është varrosur”, përfundon Liza.

“Rrugë të bardha”

Filmi “Rrugë të bardha” është realizuar në vitin 1973 i mbështetur në ngjarjen reale të vdekjes së fillrojtësit Pjetër Lleshi nga fshati Domgjon i Mirditës. Përkundër realitetit, filmi i vendos ngjarjet në një qytet, ku personazhi kryesor i luajtur nga Rikard Ljarja, është vetëm i dashuruar pas një centralisteje, personazh që luhet nga artistja Elida Cangonja. Në rolet e tjera vendosen artistë të mirënjohur si Ilia Shyti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi e Minella Borova. Regjisor i filmit ishte Viktor Gjika ndërsa skenarist, Vath Koreshi. Filmi ka një metrazh prej 1 ore e 25 minutash dhe mund të shihet edhe përmes internetit në faqen:
http://video.google.com/videoplay?docid=3602752031239770073
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Dobridolli-Forum.9forum.info
 
Historia e vertete e filmit, Rruge te Bardha.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: Multimedia :: FiLMAT DHE KiNEMAjA-
Kërce tek: