wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
Mon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
Wed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
Wed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
Wed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
Wed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
November 2014
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 22 më Sun Jan 26, 2014 2:56 pm
Share | 
 

 Bota e nentokes....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Noizyyy



Numri i postimeve: 33
Join date: 20/09/2010

MesazhTitulli: Bota e nentokes....   Mon Sep 20, 2010 10:50 pm

Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth

Gjate gjithe historise se rregjistruar te njerezimit eshte folur per boten e nendheshme, krijesat e saj dhe ferrin qe perfaqeson kjo bote. Qe nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejme gjurme te forta te pershkrimeve te nje bote irreale te mbushur me figura hyjnore e gjysem hyjnore, qenie mistike dhe te frikshme te konsideruara pjelle e fantazise njerezore dhe e frikes se tij ndaj nje te panjohure qe ka mbetur e tille per mijera vjet dhe eshte prekur vetem nga nje grusht njerezish te zgjedhur. Vazhdimisht nga ky realm kane ardhur mesazhe qe jane degjuar nga ata qe i kane mbajtur veshet e hapur dhe mendjet e hapura per te kuptuar ate qe nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerezore.

Them e ndrydhur pasi ne si qenie njerezore nuk jemi te ndergjegjshme per fuqine e madhe qe kemi ne trurin tone dhe kufizohemi nga frika e te panjohures duke i mohuar vetes perdorimin e dhurates me te madhe qe kemi nga natyra apo nga krijuesi (kushdo qofte). Nder shekuj njerez te guximshem dhe endrrimtare jane perpjekur te gjejne rruget per te hasur kete te panjohur. Shume kane deshtuar deri dhe me jetet e tyre. Disa ja kane dale mbane dhe kane lene deshmine e tyre qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mos pranohet fale asaj mengeneje qe ka ngerthyer mendjen njerezore dhe se le ate te shpertheje me gjithe fuqine e saj. Sot me shume se kurre njerezimi po i afrohet kufijve te dijes duke u perpjekur ti kaperceje ato. I kerkon ne avancimin e shkences, teknikes, mendimit dhe perceptimit. I kerkon ato ne trupat e sistemit tone diellor dhe pertej tij duke guxuar qe te zgjeroje hapesiren e kerkimet neper kozmos dhe gjithe universin. Por nuk duhet harruar qe vete globi yne ende eshte i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime te rendesishme jane bere vitet e fundit kur mendohej se ska mbetur me gje per tu zbuluar.

Njohim mjaft mire siperfaqen e Henes dhe te Marsit por nuk dime ende se cfare fshihet neper thellesite e Amazones dhe te xhungles tropikale afrikane. Njohim mire satelitet e Saturnit dhe te Jupiterit por ende nuk dime te shpjegojme zerat e forte qe na vijne nga e kaluara dhe e tashmja per ekzistencen e dickaje shume te pabesueshme nen kembet tona. Perpiqemi te hedhim ne harte sistemin tone diellor, galaksine tone dhe te tjera, perpiqemi te gjejme sesi u krijuan dhe kur do kene nje fund dhe ende nuk dime as 1 % te asaj qe perfaqeson brendesia e globit tone. Dhe ketu eshte misteri me i madh qe ende mbetet per tu zbuluar. Gjeologjia me saktesite dhe pasaktesite e saj na ka ardhur ne ndihme per te kuptuar dhe mesuar shume mbi historine e planetit tone si trup dhe si ndertim. Por si cdo shkence ajo ka nevoje gjithmone per permiresim dhe ndryshime ne koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund te beje perjashtim. Kete teme e kam titulluar Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth (me pas e ndryshova ne Bota e Nentokes ose Hollow Earth) pasi ky eshte subjekti qe dua te trajtoj. Do perqendrohem fare pak ne aspektin shkencor te saj dhe do e vazhdoj ne ate qe me gjithe gojen mund te quhet si pjese e pandare e nje realiteti paranormal dhe teresisht te mistershem per ne si qenie njerezore.

Eshte apo jo bosh Toka jone? Cfare jane faktet qe mbeshtesin kete teori? Ka apo nuk ka hapesire qe te mundesoje kushte per nje shoqeri qe te jetoje aty per qindra madje mijera vjet? A ka gjurme dhe prova qe deshmojne pro kesaj teorie? Kush jane qeniet qe mund te jetojne poshte kembeve tona dhe pse ato kane bere kete zgjedhje? Kujt kulture i perkasin dhe cfare lidhje kane ato me te kaluaren e larget te njerezimit, nje e kaluar e cila nuk ben pjese ne historine e rregjistruar dhe qe mund te shkoje mbrapa ne kohe disa dhjetra mijera vjet? Keto jane disa nga pyetjet qe do mundohem t’i jap pergjigje ne kete teme. Materialet jane te shumta, disa prej tyre te ngulitura thelle ne mendjen time, disa ne internet e disa te tjera neper librat qe zoteroj. Por nuk ka rendesi koha qe do te duhet per te paraqitur sa me shume prej tyre. Eshte e rendesishme qe ne fund te jepet nje panorame e pergjithshme dhe mbase te ndihmoje ne dhenien e disa pergjigjeve qe mund te barisin diku ne cepin e mendjes sone por qe skemi guximin ti themi me ze te larte. Ne fund te fundit ky eshte dhe kalvari i vete shoqerise njerezore, jemi gjithmone ne kerkim te pergjigjeve per pyetjet tona dhe nuk do rreshtim asnjehere se perpjekuri per ti gjetur ato pergjigje. Qellimi i temes nuk eshte aspak te kundershtoje linjen e pergjithshme te shkences dhe as te perpiqet qe te kontrastoje me idene skolaristike mbi perberjen e planetit tone. Jo pa qellim e thashe me esklamacion qe nuk do trajtoj shume anen shkencore te teorise pasi ajo me pluset dhe minuset e saj eshte dhe mbetet e pandryshueshme per mendjet e pandryshueshme.

Qellimi eshte qe te pasqyrohet ana e panjohur e brendesise se tokes, ajo ane qe peshperitet me gjysem zeri neper bisedat e shkenctareve te rinj dhe ata te mendimit alternativ, te studiuesve qe kane kaluar vite te tera duke mbledhur dhe perpjekur te provojne deshmite e ardhura nder vite, te te kontaktuareve dhe mendimtareve mendje hapur dhe sidomos te asaj shtrese qe konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor por qe ne shume raste ka rezultuar te jete disa here me e pasur shpirterisht dhe menderisht sesa shkenctari me i afirmuar. Keta jane shamanet e cdo besimi, tribuje apo klani. Jane njerezit e mbrujtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijera vjecare e transmetuar brez pas brezi dhe qe mbart ate te fshehte te natyres njerezore te cilen shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si te denje per tu trajtuar. Pra jane zerat e te lashteve ne gojen e te tashmeve te cilet perpiqen qe ta na zgjojne nga gjumi letargjik dhe te na shkundin amnezine qe na ka pushtuar mendjen kolektive prej me shume se 5 mije vjet. Nese nuk kemi deshire apo vullnet ti marrim ne konsiderate, me e pakta qe mund te bejme eshte ti degjojme se ckane per te thene qofte edhe sikur te qeshim e te kthejme koken menjeane me tallje. Sado pak do mbetet nga ato zera dhe ne rastin me te pare mund ti sjellim nder mend dhe te pranojme me turp se paskan patur te drejte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Noizyyy



Numri i postimeve: 33
Join date: 20/09/2010

MesazhTitulli: Re: Bota e nentokes....   Mon Sep 20, 2010 10:52 pm

Perberja e Tokes


Qe te kemi nje ide me te qarte le te fillojme me disa te dhena shkencore qe dihen nga shumica por qe mund te ndihmojne temen me me shume informacion. Si trup qiellor toka ka keto vecori:

Orbita: 149,600,000 km (1.00 AU) nga Dielli

Diametri 12,756.3 km

Masa: 5.972e24 kg

Por ne temen tone na intereson brendesia e saj. Sic dime nga shkenca e gjeologjise planeti yne eshte nje sfere solide e perbere nga disa shtresa. Ne disa tema te tjera ne kete nenforum jane dhene informacione mbi perberjen e saj dhe emertimin e ketyre shtresave por po i perseris edhe njehere te shoqeruara me foto per te ilustruar me mire idene e temes. Pra toka eshte e ndare ne disa shtresa te cilat emertohen ne varesi te vecorive te tyre sizmike dhe kimike (trashesia eshte ne kilometra):

Nga 0 – 40 km eshte ajo qe quhet Korja e Tokes

Nga 40 – 400 km eshte ai qe quhet Manteli i Siperm

Nga 400 – 640 km eshte ai qe quhet Rrajoni Transitor ose Pjesa e Ndermjetme

Nga 650 – 2700 km eshte Manteli i Poshtem

Nga 2700 – 2890 eshte ajo qe quhet Shtresa D’’

Nga 2890 – 5150 km eshte ajo qe quhet Berthama e Jashteme

Nga 5150 – 6378 km eshte ajo qe quhet Berthama e Brendeshme.


Kjo foto me poshte eshte me e kompletuar ndonese i mungojne te gjitha detajet qe dhashe ne pershkrimin e mesiperm:

Shkencerisht keto shtresa te tokes kane tipare karakteristike. Ne rastin e kores ajo varion ne trashesi, eshte me e holle nen oqeane dhe me trashe poshte kontinenteve. Berthama e Brendeshme dhe Korja jane solide; Berthama e Jashteme dhe shtresat e Mantelit jane plastike ose gjysem te lengshme. Shtresat e ndryshme jane te ndara nga njera tjetra nga boshlliqe ose mungese vazhdimesie te cilat behen me evidente ne te dhenat sizmike. Ajo qe njihet me mire nga te gjitha eshte boshlleku Mohorovicic qe ndodhet midis Kores dhe Mantelit te Siperm. Pjesa me e madhe e mases se Tokes eshte ne Mantel dhe shumica e pjeses se mbetur eshte ne Berthame. Pjesa qe ne popullojme eshte vetem nje fraksion i vogel i teresise se saj.

Berthama ka mundesi qe te jete e perbere ne pjesen me te madhe te saj nga hekuri ose hekur nikel por ekziston mundesia qe te kete te pranishem dhe elemente te tjere. Temperaturat ne qender te Berthames mund te jene te larta deri ne 7500 K (kelvin), pra me e nxehte se siperfaqja e Diellit. Manteli i Poshtem mendohet se eshte ne pjesen me te madhe te tij silikon, magnez dhe oksigjen i perzjere me hekur, kalcium dhe alumin. Manteli i Siperm mendohet se eshte i perbere ne shumicen e tij nga oliveni, piroksen (silikate hekur/magnezi), kalcium dhe alumin. Shumicen e ketyre e dime nga teknikat sizmike, mostrat qe vijne nga Manteli i Siperm nepermjet shperthimeve vullkanike por ne teresi, pjesa me e madhe e brendesise se Tokes eshte e pakalueshme ose e papershkueshme. Korja ne pjesen me te madhe te saj eshte e perbere nga kuarci (dioksid silikoni) dhe silikate te tjera.

Keto jane te dhenat qe na ofron shkenca e sotme mbi perberjen e Tokes. Per nje pamje me te qarte mund te konsultoni faqen zyrtare te USGS qe eshte United States Geological Survey dhe qe monitoron aktivitetin sizmik ne gjithe boten, perpunon te dhenat qe vijne nga shperthimet vullkanike dhe studion keto te dhena per te shtuar informacionin mbi brendesine e tokes. Pra mund te konsultoni kete faqe: USGS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Noizyyy



Numri i postimeve: 33
Join date: 20/09/2010

MesazhTitulli: Re: Bota e nentokes....   Mon Sep 20, 2010 10:53 pm

Tani le te shikojme anen tjeter te medaljes dhe te analizojme ate qe quhet Teoria e Tokes Bosh ose sic thuhet ne anglisht Hollow Earth theory. Ne fakt si term i sakte ne shqip do ishte me i qarte te thuhej Toka e Zgavruar ose me Hapesira Boshe por ne pamundesi per te dhene kete shpjegim ne titull po e sqaroj ketu. Dua te bej nje paranteze, kam bindjen time personale qe Toka nuk eshte aspak bosh nga brenda por qe permban hapesira te medha boshlliku te cilat sipas asaj qe kam lexuar dhe studiuar mund te jene ne gjendje te suportojne nje numer shume te madh banoresh dhe ndertesash. Pra personalisht nuk mendoj dhe sjam aspak partizan i teorise se Tokes Bosh por mbeshtes idene e ekzistences se kaviteteve te nje madhesie te paimagjinueshme me kushte te pershtatshme per zhvillimin e nje ekosistemi.

Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi qe i dha emrin Kometes Halley) ka hedhur idene se toka mund te perbehet nga disa sfera koncentrike te vendosura brenda njera tjetres ne formen e nje mozaiku kinez. Dy shtresat e brendeshme kane diameter te krahasuar me Marsin dhe Venusin ndersa Berthama e Brendeshme solide eshte po aq e madhe se planeti Merkur. Por ideja me e befasishme qe hodhi Halley ishte ajo qe sejcila nga keto sfera te brendeshme mund te suportoje ekzistencen e jetes. Sipas teorise se tij ato mendohet se jane te mbushura me drite te krijuar nga nje atmosfere e ndritshme. Kur shikohej pamja jo e zakonte e aurora borealis Halley hodhi postulatin se mund te jete shkaktuar nga dalja e gazit prej brendesise se tokes drejt atmosferes. Kjo teori e Halley propozohet ne shekullin e shtatembedhjete kur njohuria shkencore mbi strukuren e tokes ishte ende primitive. Me kalimin e kohes pamundesia e ekzistencen se nje toke teresisht bosh u be mese e qarte per shkenctaret dhe studiuesit por ideja u cua me tej nga shkrimtaret e zhanrit fantastiko shkencor. Besoj se ju kujtohet libri i famshem i Zhyl Vernit, Udhetim ne Qender te Tokes i shkruar ne vitin 1864 apo nje cikel i tere novelash me teme nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs. Keta te dy si dhe shume shkrimtare te tjere u frymezuan nga teorite e nje eksentriku amerikan te fillim shekullit te nentembedhjete te quajtur john Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se toka eshte e perbere nga pese sfera koncentrike.

Por ai shtoi dhe dicka tjeter. Sipas tij ne sejcilin nga polet ka hapje apo carje te cilat u quajten ‘Hapjet Symmes’. Oqeani hyn e del neper keto hapje dhe po ashtu brendesia e tokes supozohej se ishte e banuar. Symmes ishte nje kapiten i ushtrise i shquar gjate Luftes se vitit 1821 dhe mbronte me fanatizem teorine e tij. Kreu shume udhetime neper gjithe vendin qe te siguronte fonde per te organizuar nje ekspedite ne hapjen e polit te veriut. Ai madje dergoi dhe nje peticion ne Kongres me kerkesen qe ky i fundit te financonte ekspediten. Nje doktor i pasur ne vitin 1824 financoi nje ekspedite ne Polin e Jugut per te gjetur Hapjen Symmes. Por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq duke mos e pare te realizuar idene e tij. Ne vitin 1906 William Reed publikoi nje liber te quajtur Fantazma e Poleve (te cilin e kam lexuar dhe ja u sugjeroj te gjitheve pasi eshte shume interesant. Titulli ne origjinal eshte Phantom of the Poles dhe mund te gjendet i plote dhe online) ku deklaronte, “Jam ne gjendje qe te provoj teorine time se toka jo vetem eshte bosh por e pershtatshme ne brendesine e saj qe te mundesoje ekzistencen e jetes njerezore me te njejten lehtesi si ne siperfaqen e saj. Numri i njerezve qe mund te jene ne gjendje te jetojne aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes ne rradhet e nje publiku mese skeptik. Por marshalli B. Gardner i cili shkroi mbi teorine e Symmes disa vite me pas terhoqi nje vemendje me te madhe. Ai kundershtoi si absurde nocionin e pese sferave koncentrike te Symmes por ne te njejten kohe u tregua entuziast mbi idene e hapjes ne pole. Sipas Gardner brendesia e tokes ishte e ndricuar nga nje diell i vogel rreth gjashteqind milje ne diameter.

Gardner shkoi dhe me tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit te tij ne Zyren e Patentave te Shteteve te Bashkuara. Ja cthote dokumenti origjinal:

UNITED STATES PATENT 1096102: THE HOLLOW EARTH THEORY.

Pra ky eshte rregjistrimi qe Gardner beri ne daten 25 Nentor 1912. 18 muaj me pas, ne 12 Maj 1914 agjencia federale i leshoi zotit Gardner patenten e Shteteve te Bashkuara me numer 1096102, dokumenti i dyte me i rendesishem shkencor qe eshte leshuar ndonjehere. Rendesia e ketij dokumenti kalohet vetem nga ajo e zbulimit te fluturimit prej vellezerve Orville dhe Wilbur Wright ne vitin 1903. Per arsye qe Gardner nuk mund t’i kuptonte por qe tashme ne ditet tona jane mese te qarta, zbulimi i tij u shnderrua ne sekretin ushtarak me te klasifikuar te te gjithe koherave. (Dua te bej nje shkeputje fare te vogel nga brendesia e temes dhe te komentoj nje fakt qe eshte i rendesishem. Eshte e paimagjinueshme nga njerezit qe nuk kane njohuri se cfare pune dhe informacioni eshte bere dhe mbledhur ne lidhje me kete teori. Dokumentat dhe faktet nuk jane bere masivisht publike dhe ka shume njerez, per te mos thene pjesa me e madhe e tyre qe nuk e kane idene se cfare ka ndodhur, cfare zbulohet dhe cfare aplikimesh behen nga shkenctare e studiues te ndryshem ne te gjithe boten. Konkluzionet e Gardner si dhe te te tjereve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj menyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po te shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Eshte e veshtire qe ne nje teme te jepet cdo detaj por eshte e rendesishme te permendet qe nuk behet fjale per fjale e teori boshe. Ne te kunderten, behet fjale per studime voluminoze, udhetime dhe eksperienca te provuara ne person si dhe observime te mbeshtetura nga teknologjia e kohes. -Darius)

Le ti kthehemi zbulimit te Gardner. Gjate viteve te tera te studimeve dhe udhetimeve te tij ne rrethin Polar mos harrojme qe ai eshte dhe zbuluesi i famshem i mamuthit te ngrire ne Siberi ne vitin 1846 dhe eshte pikerisht ky zbulim qe perforecoi idene e tij per hapjet ne pole pasi gjendja e perkryer ne te cilen ishte trupi i ngrire i mamuthit sugjeronte qe ai kishte ngordhur para pak kohesh. Dhe e vetmja menyre qe ai mund te ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga nje afersi e cila eshte Poli i Veriut, pra nga hapja e tij. Kohe me pas observimi i Gardner rezultoi te ishte me shume vend po te kemi parasysh udhetimin e pare mbi Polin e Veriut te kryer nga Stanley ne vitin 1929 dhe qe u transmetua direkt nga radio. Vazhdojne ende te jetojne njerez te cileve ju kujtohet komenti shqetesues qe beri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi te raportonte per nje pamje te pabesueshme luginash te gjelberuara, lumenj, peme te larta dhe mamuthe qe barisnin lirshem. Fill mbas ketyre fjaleve tranmsetimi u nderpre dhe me pas nuk pati asnje koment. Disa deklarata te mekura me pas e quajten si nje mirazh dhe komentet perfunduan ketu.

Ka nje fakt interesant qe Gardner nuk kishte dijeni per punen e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet te pavarura. Por nese Reed e kufizoi studimin e tij thjesht ne eksplorimet polare, Gardner shkoi metej duke i zgjeruar ato dhe me astronomine. Dhe ketu ai e bazoi gjithe kerkimin e tij duke i dhene baza te forta shkencore. Sipas teorise se pergjithshme te krijimit te planetit, ne fillim, pra 4-5 miliard vjet me pare kur Toka ishte ende nje sfere gjigande gazi vertites shume te nxehte, gradualisht filloi te ftohej. Ligjet e fizikes thone se gazet qe ftohen kondensohen dhe ne kete menyre sfera e gazte qe rrotullohej me shpejtesi filloi te koncentrohej ndersa vazhdonte humbja e nxehtesise. Terheqja gravitacionale e qendersuar vazhdoi te reduktonte diametrin e sferes rrotulluese me material qe po ftohej pak nga pak... por kjo deri ne nje fare pike. Ky eshte ndryshimi i madh llogjik midis teorise se vjeter jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit te Gardner. Sipas nocionit te vjeter koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shnderrua ne nje llave te nxehte nen presionin e nje shtypje te madhe gravitacionale. Nese nje skenar i tille padyshim qe ndodh ne menyre rutine ne evolucionin qiellor ne disa trupa te vecante dhe shume te medhenj, si ne rastin e yjeve, eshte padyshim jo e njejta gje me zhvillimin e disa planeteve tipike. Faktori kryesor eshte ai i forces centrifugale. Qe te mos zgjatem shume me detajet teknike te teorise perfundimi i studimit te Gardner sugjeron se planeti yne e perfundoi fazen e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtesua si nje sfere e zgavert prej 8000 miljesh me nje diameter prej 1400 milje Hapje Polare. Dhe ne kete pike qendron dhe avantazhi i Gardner nga Reed. Duke qene i bazuar shume ne astronomi, dokumentimet e saj si dhe fotografi qe lidheshin ne menyre specifike me mjegullnaja dhe kometa Gardner kuptoi gjithe te verteten. Pikerisht ne mes te kesaj sfere (tokes) eshte nje sfere proporcionalisht e vogel inkandeshente. Midis saj dhe kores se mjegullnajes ka nje hapesire boshe, e thene me fjale te tjera mjegullnaja eshte e zgavert me perjashtim te sferes se ndritshme ne qendren e saj. Sic e thashe keto jane disa detaje te pakta per te mos u perqendruar shume ne aspektin teknik te temes dhe mos e bere te merzitshme. Per ata qe duan te mesojne me shume ne lidhje me teorine e Gardner mund te lexojne online ose gjithe librin e tij te titulluar Udhetim ne Brendesi te Tokes ose kapituj te vecante qe flasin pikerisht me qarte per teorine e tij dhe argumentimin shkencor te saj. Librin mund ta gjeni ketu: A Journey to the Earth's Interior Per te vazhduar me materialet e tjera po permend 3 fakte qe Gardner zbuloi ne lidhje me Polet dhe hapjet ne to. 1- nje ndryshim dramatik klime e cila behet me e ngrohte sa me shume i afrohesh poleve. 2- vecaneria e madhe e te famshmes Drites se Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e cuditshme te busulles ne lartesi shume te medha. Edhe njehere ju keshilloj qe te lexoni fragmente nga libri per te kuptuar me mire anen shkencore te temes dhe rendesine e zbulimit te Gardner.

Kjo mini histori mund te quhet dhe si fillesa e teorise se Hollow Earth (qe nga ky moment po perdor termin anglisht meqe ai ne shqip nuk i perputhet teresisht kuptimit te fjales).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Bota e nentokes....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: -